Gruevski i bindur se do të kapen vrasësit

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski është shprehur sot sërish i bindur se vrasësit e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit do të zbulohen dhe do të dalin para drejtësisë.

“Tani duhet të lëmë MPB të bëj punën e saj. Ashtu siç thash, të punësuarit në MPB dhe policët janë të stërvitur dhe të motivuar lartë dhe se më të motivuar se deri tani asnjëherë nuk i kam parë. Nga kjo kam krijuar bindjen e fortë se do të gjejnë autorët të këtij krimi mizor, do t’i gjejnë ata monstrumë që vranë pesë njerëz të pafajshëm”, theksoi kryeministri Gruevski, duke shtuar se vrasësit thellësisht do të pendohen, transmeton INA.

Ai këtë e deklaroi sot me rastin e lëshimit në përdorim të qarkores së re që lidh Korridorin 10 me aeroportin “Aleksandri i Madh”./kohaislame/

Artikulli paraprak“Bashkohu” përkrahë protestën për veriun
Artikulli vijuesYahoo më mirë se pritjet