THELLOHET RECESIONI NË ITALI

Ekonomia italiane është zhytur në recesion në tremujorin e dytë të vitit 2012 me një kontraktim tjetër prej 0,7 për qind të PBB-së në raport me tremujorin e mëparshëm, sipas një vlerësimi të publikuar nga Instituti i Statistikave, Instat.

Ky kontraktim korrespondon me parashikimet e ekonomistëve, të cilit kishin parashikuar një ulje me 0,7 për qind, sipas një konsensusi të vendosur nga Dow Jones Newswires.

Përfshirë nga kriza e borxhit dhe planet shtrënguese, ekonomia e tretë e zonës euro ka hyrë në recesion në tremujorin e katërt të vitit 2011 me një ulje prej 0,7 për qind të PBB-së.

”Me një ulje tjetër prej 0,7 për qind, Prodhimi i Brendshëm Bruto italian regjistroi një ulje për të katërtin tremujor radhazi”, sipas Instat.kohaislame

Artikulli paraprakBORË NË JOHANESBURG
Artikulli vijuesDËSHTOI RAKETA RUSE E GJITHËSISË