Theraphosa Blondi, merimanga më e madhe në botë (Foto)

Theraphosa Blondi ose siç njihet ndryshe Tarantula Goliath , është merimanga më e madhe në botë, sipas librit Guinnes. Një këmbë e saj mund të arrijë deri në 30 centimetra gjatësi.theraphosa5Shkencëtari Piotr Naskrecki, i cili ka qenë duke ecur në një pyll në Guyana, tregon ndjesitë e tij kur është përballur me merimangën gjigande.theraphosa“Dëgjova fëshfërimat e një gjëje që ecte. Mund të dalloja qartë putrat që godisnin tokën e thatë. E drejtova pishtarin nga drejtimi ku vinte zhurma, duke pritur që të shikoja ndonjë gjitar të vogël, një mi, apo ndonjë brejtës. Në momentin e parë ishte ajo që unë mendoja se do të shihja, por isha gabuar”, tregoi ai në blogun e tij.chelicerati_tarantolaNuk është e vështirë të imagjinosh tronditjen kur përballesh me një merimangë kaq gjigande. Mashkulli është rreth 20 cm i gjatë, ndërsa femra 30 cm. Është e lehtë që të kuptosh zhurmën që bëjnë ato gjatë ecjes, për shkak të madhësisë trupore. Kthetrat e këmbëve të tyre prodhojnë një tingull të veçantë.

2 26129_h theraphosa 1

Artikulli paraprakShqiptarët ia zënë për të madhe Zvicrës
Artikulli vijuesItali, kapet vlonjati me 5 kg marijuanë në çantë: “Kam rroba”!