Dita e 1 Majit – piknik, në vend të protestave! (VIDEO)

Shkupit dje ishte i qetë dhe pa lëvizje të qytetarëve, me rastin e 1 majit – Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve. Ndërsa, në periferi shumë qytetarë sikur viteve të tjera dalin në piknik dhe zgarë. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë festën ia uruan punëtorëve përmes një komunikate, por duke paralajmëruar se do të fillojnë me fushatë për organizimin dhe mobilizimin e anëtarësisë së re, njofton TV21.

Por shumë qytetarë ishin në piknik në Saraj të Shkupit theksuan se këtë ditë e shfrytëzojnë si pushim për ta kaluar me familjen. Por ata thonë se duhet edhe të protestohet.

Artikulli paraprakDigjet Katedralja Ortodokse Serbe në New York (Video)
Artikulli vijuesShesheli, kuçedra e Ballkanit