May u bëri thirrje deputetëve “të bëjnë gjënë e duhur për vendin”, sepse refuzimi i vullnetit të popullit do të ishte “një shkelje katastrofike dhe shkelje e pafalshme e besimit të demokracisë tonë”
Kryeministrja britanike, Theresa May, u kërkoi deputetëve që të pranojnë marrëveshjen e saj për largim nga Bashkimi Evropian(BE), duke paralajmëruar se në pyetje është besimi në demokraci.
Në artikullin e publikuar në “The Sunday Express” para votimit të kësaj jave në Parlament, May u bëri thirrje deputetëve “të bëjnë gjënë e duhur për vendin”, sepse refuzimi i vullnetit të popullit do të ishte “një shkelje katastrofike dhe shkelje e pafalshme e besimit të demokracisë tonë”.
Ajo i bëri thirrje Parlamentit të Britanisë të mbështesë “marrëveshjen e saj të ndarjes nga BE-ja”, për largimin e Britanisë nga unioni.
Me kërkesë të May, votimi rreth braktisjes së BE-së në mes të dhjetorit u shty kur ishte e qartë se deputetët do të refuzonin marrëveshjen për Brexit-in, por masat e kompromisit lanë të pakënaqur si politikanët pro-evropianë ashtu edhe ata që mbështesin Berxit-in.