Serbia vazhdon të zbatojë burgimin e përjetshëm për krimet e rënda

Në Serbi do të ketë rritje të dënimeve me 35 deri në 50 për qind, ndërsa do të hiqet dënimi maksimal prej 20 deri në 30 vjet, pasi do të vendoset masa e burgimit të përjetshëm për krimet më të rënda

Për të gjitha veprat penale, dënimet minimale dhe maksimale do të rriten mes 35 dhe 50 për qind, ndërsa vendoset edhe dënimi me burgim të përjetshëm për krimet më serioze, deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton  (AA).

Në një prononcim për gazetarët të shtunën, Vuçiq theksoi se do të ketë rritje të dënimeve me 35 deri në 50 për qind, ndërsa shtoi se vendi i tij do të bëjë heqjen e dënimit maksimal prej 20 deri në 30 vjet, pasi do të vendosë masën e burgimit të përjetshëm për krimet më të rënda, siç janë për vrasës të shumëfishtë, vrasës të fëmijëve, etj.

Pas mbledhjes të Këshillit Kombëtar të Sigurisë të cilën e kryesoi vetë ai, Vuçiq tha se Serbia aktualisht ka një politikë shumë të butë ndëshkuese.

Ai tha se masat e reja ndëshkuese do të vlejnë edhe për shitësit e drogës.

“Për vrasjet për të cilat dënimi ka qenë mes pesë dhe 15 vjet burg, tani do të jetë mes 10 dhe 20 vjet, ndërsa për format më të rënda të vrasjes, siç janë ato të shumëfishta, ose vrasje me paramendim do të ketë burg të përjetshëm”, tha Vuçiq.

“Kemi marrë për model legjislacionin evropian, ata kanë ardhur në përfundim se ne në Ballkan kemi një politikë të butë ndëshkuese ndërsa dhe të ashpër. Do të veprojmë si Gjermania, Austria”, tha ai për të shtuar se një veprim i djeshëm i policisë arrestoi rreth 150 persona në mesin e të cilëve disa nga udhëheqësit kryesorë të biznesit në rajon.

Artikulli paraprakQeveria Maqedone nënshkruan marrëveshje të re me linjën ajrore “Wizz Air”
Artikulli vijuesTheresa May: Mos pranimi i Brexit-it do të ishte katastrofal