Theresa May: Mos pranimi i Brexit-it do të ishte katastrofal

May u bëri thirrje deputetëve “të bëjnë gjënë e duhur për vendin”, sepse refuzimi i vullnetit të popullit do të ishte “një shkelje katastrofike dhe shkelje e pafalshme e besimit të demokracisë tonë”

Kryeministrja britanike, Theresa May, u kërkoi deputetëve që të pranojnë marrëveshjen e saj për largim nga Bashkimi Evropian(BE), duke paralajmëruar se në pyetje është besimi në demokraci.

Në artikullin e publikuar në “The Sunday Express” para votimit të kësaj jave në Parlament, May u bëri thirrje deputetëve “të bëjnë gjënë e duhur për vendin”, sepse refuzimi i vullnetit të popullit do të ishte “një shkelje katastrofike dhe shkelje e pafalshme e besimit të demokracisë tonë”.

Ajo i bëri thirrje Parlamentit të Britanisë të mbështesë “marrëveshjen e saj të ndarjes nga BE-ja”, për largimin e Britanisë nga unioni.

Me kërkesë të May, votimi rreth braktisjes së BE-së në mes të dhjetorit u shty kur ishte e qartë se deputetët do të refuzonin marrëveshjen për Brexit-in, por masat e kompromisit lanë të pakënaqur si politikanët pro-evropianë ashtu edhe ata që mbështesin Berxit-in.

Artikulli paraprakSerbia vazhdon të zbatojë burgimin e përjetshëm për krimet e rënda
Artikulli vijuesEksperti ekonomik iranian paralajmëron rënie të madhe të eksportit të naftës