Theri gruan në sy të fëmijëve të mitur: Mëshirë, isha i dehur

Vrasja e Lirie Çekanit dje në Pogradec nga bashkëshorti tronditi opinionin publik për shkak të makabritetit të saj.
 
35-vjeçarja u mbyt me litar dhe u godit disa herë me thikë në gjoks nga bashkëshorti Zamir Çekani.
 
Motiv i vrasjes dyshohet të jetë xhelozia.
 
Grindjet mes çiftit kishin nisur një muaj më parë duke kulmuar me ngjarjen tronditëse.
 
Pas arrestimit Zamir Çekani ka deklaruar se e ka kryer vrasjen në gjendje të dehur.
 
“Kam qenë i dehur, mëshirë”, ka thënë Zamir Çekani.
 
Pasi e mbyti me një lidhëse rrobash gruan e tij ai e goditi në gjoks me thikën e bukës gruan e tij e cila vdiq nga plagët e rënda.
 
Zamir Çekani kishte kaluar disa orë duke pirë në klubin e fshatit Propisht dhe sapo u kthye në shtëpi nisi zënkën me gruan.
 
Ai njihej si një person problematik nga fshati pasi ushtronte dhunë sistematike ndaj gruas por edhe prindërve të tij.
 
Në momentin e sulmit me thikë prezent në shtëpi kanë qenë edhe tre fëmijët e mitur të çiftit që kanë parë gjithë ngjarjen.
Artikulli paraprak"Testamenti” prekës dhe motivues i Akademik Esat Stavileci
Artikulli vijuesNë mungesë të kushteve për të kryer haxhin, dhuron tokën për xhami, varreza e rrugë (Foto)