Në mungesë të kushteve për të kryer haxhin, dhuron tokën për xhami, varreza e rrugë (Foto)

0
189
Latfi Llugaliu, nga fshati Surkish i Podujevës nuk kishte mundur të shkojë në haxh, por ka dhuruar tri percela tokë të tij, njërën për xhami, një për varreza dhe tjetrën për rrugë të fshatit.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” nga imami i Xhamisë së Vjetër në Podujevë, Imri Llugaliu.
 
Ai në postimin e tij në facebook ka bërë të ditur se i moshuari Latif Llugaliu, të premtën në kohën e namazit të xhumasë në Xhaminë e Vjetër në Podujevë i ka thënë atij se dëshiron për All-llahun t’i dhurojë tri parcela tokë të tij.
 
Llugali një parcelë e dhron për zgjerimin e varrezave në fshatin Surkish, një parcelë për hapjen e rrugës për deri te varrezat e Surkishit, dhe parcelë për ndërtimin e xhamisë në fshatin Surkish.
 
 
Imami Llugaliu ka treguar se baca Latif është interesuar edhe më herët me shit ndonjë parcelë të tokës dhe me ato të holla me shku në haxh, për shkak se kushtet ekonomike i ka mjaft të dobëta, por plani nuk është realizuar. Për këtë ai ka dhuruar tokën e tij për xhami, rrugë dhe varreza, duke shpresuar që me këtë gjest Allahu ta falë që nuk ka mundur të shkojë në haxh.
 
Imam Llugaliu ka postimin e tij ka përmendur se Lutfi Llugaliu njihet si burrë i mirë, namazli i rregulllt dhe punëtor i hallallit. Ai ka lutur Zotin që burrat si Latifi të shtohen në mesin tonë dhe atij t’i mundësohet vizita e vendeve të shenjta.

Postimi i imamit Llugaliu në Facebook: “Një musliman si baca Latif Llugaliu…

Sot në namazin e xhumasë te Xhamia E Vjetër Podujevë baca Latë mtha: hoxhë dëshirojë për Allahun me dhuru 3 parcela tokë të miat:
1. Parcelë për zgjerimin e varrezave në fsh.Surkish.
1. Parcelë për hapjen e rrugës për deri te ato varreza dhe…
1. Parcelë Për ndërtimin e xhamisë në fshatin tonë…
Baca Latif është interesue edhe më herët me shit ndonjë parcelë të tokës dhe me ato të holla me shkue në haxh sepse kushtet ekonomike i nderuari i ka mjaft të dobëta por nuk u realizu ai plan i tij dhe tash më tha po e dhuroj tokën time për xhami, rrugë dhe varreza ndoshta Allahu me këtë bamirësi më falë që skam mujt me shku në haxh…
Allahu ia bëft qabe këtë vepër madhore bacës Latë dhe në botën tjetër ia kompenzoftë me ndonjë nga pallatet e xhennetit..
Baca Latë njifet në fshatin tonë për burrë të mirë, namazli i rregullt dhe gjithmonë ishte puntor i hallallit …
Allahu i shtoftë burrat si Latifi në mesin tonë që derti i tyre është kontributi për shoqërinë dhe arritja e kënaqësisë së Zotit… amin.
Allahu ia mundësoftë këtij burri edhe vizitën e vendeve të shenjta…”