Gjatë udhëtimit të Hidrit a.s. me Musain a.s., ai ndërtoi një murrë nën të cilin fshihej një thesar për jetimët.
Othmani r.a. jep këto të dhëna mbi thesarin e gjetur poshtë këtij muri:
“Thesari ishte një tabelë e bërë prej ari. Mbi të ishin shkruar këto shatë pika:
1. Çuditem me personin që, megjithëse e di se do të vdes, qesh!
2. Çuditem me personin që, megjithëse e di se bota është e vdekshme tregon interes për të!
3. Çuditem me personin që, megjithëse e di se çdo gjë është e caktuar me një kader (fat), dëshpërohet për gjënë që i ikën prej dore!
4. Çuditem me personin që, megjithëse e di se ka për t’u marrë në llogari, mbledh mall!
5. Çuditem me personin që, megjithëse e di zjarrin e Xhehenemit, bën mëkat!
6. Çuditem me personin që, megjithëse e njeh faktikisht Allahun, kujton tjetër kënd veç Tij!
7. Çuditem me personin që, megjithëse e njeh faktikisht Xhenetin, shpreson për rehati në këtë botë dhe që, megjithëse e njeh shejtanin si armik, i bindet atij!”
(Ibn Haxher El-Askalani, Munebbihat, 29)
(Islampress)