Thirrja e gazetarit gjerman lidhur me situatën e krijuar në Evropë

Të dashur miq, e gjithë Gjermania mban zi me Francën dhe familjet e viktimave të sulmit të tmerrshëm terrorist të Parisit. Unë kam studiuar në Paris dhe kam shumë miq atje.

Ju lutem, megjithatë jepni një shenjë të solidaritetit edhe qytetarëve tuaj myslimanë, mu sot. Këtu në Facebook! Sepse 99.9 për qind e tyre ashtu si të gjithë shtetasit tjerë të mirë, e dënojnë vrasjen e Parisit. Megjithatë, qytetarët tanë myslimanë, shokët e mi, tani janë nën sulm të predikuesve të urrejtes nga lëvizja Pegida, lëvizje e vulgare e urrejtjes dhe anti-islamike.
Islami është fe e drejtësisë dhe mëshirës. Terrorizmi ishte dhe është gjithmonë mbetet JO-islamik. Edhe pse ai ka vënë një maskë e islame.

Ashtu si Pegida, kjo që nuk është e krishterë, sepse kjo organizatë shkel urdhrin më të rëndësishme të krishterimit, bamirësinë. Ashtu edhe pozat e saj si krishterim oksidental, gjithashtu janë një maskë.

Nuk ka asnjë justifikim për terrorizëm. Dhe as për ksenofobi. Ne duhet të qëndrojmë së bashku tani të gjithë, për të parandaluar një konflikt të rrezikshëm fetar në Evropë.
Ai mund ta zhyt Evropën në kaos si konfliktet midis katolikëve dhe protestantëve në luftën e tridhjetë vjeçare.

Lidhja e terrorizmit ndërkombëtar është shpallur strategji. Grupet anti-islamike të tilla si Pegida, përpiqen t’i lëkundin emocionet midis dy feve më të mëdha në botë. Dhe të bëjnë gjëra deri në idiotësi me qëllim që t’i sjellin dobi ISIS-ot dhe Al Kaeda-së.

Le të qëndrojmë së bashku në luftën kundër terrorizmit dhe ksenofobisë!
I juaji JT

Artikulli paraprakPas vrasjeve në Paris, sulmohen disa xhami në Francë
Artikulli vijuesSëmundja godet kopenë e deleve, ngordhin 400 sosh