Ti bësh mirë hallkut

Tu bësh mirë njerëzve, është udha më e shkurtër drejt lumturisë. Në një hadith të saktë, të profetit Muhamed a.s thuhet:”Zoti do e pyesë robin e Tij dhe do i kërkojë llogari Ditën e Kiametit:”O bir i Ademit! Më mori uria dhe ti nuk më ushqeve!” Robi i thotë:”O Zoti im! E si të të ushqej, ndërkohë që Ti je Zoti i gjithësisë?!”

Zoti do i përgjigjet:”A nuk e dije se robi Im, filani, ishte i uritur dhe ti nuk e ushqeve?! Sikur ta kishe ushqyer, do e gjeje tek unë (shpërblimin). O bir i Ademit! Më mori etja dhe nuk më dhe për të pirë!”
Njeriu i thotë:”O Zot! Po si të jap të pish, ndërkohë që Ti je Zoti i gjithësisë?!” Zoti i thotë:”A nuk e dije se robin tim, filanin, e kishte marrë etja dhe sikur t’ia kishe shuar etjen atij, do e gjeje tek unë (shpërblimin)? O bir i Ademit! U sëmura dhe nuk më vizitove!”
Njeriu i thotë:”E si të vizitoj Ty o Zot, ndërkohë që Ti je Zoti i gjithësisë?!” Zoti i thotë:”A nuk e dije se robi Im filani, ishte i sëmurë? Sikur ta vizitoje atë, do më gjeje Mua pranë tij.”
Lidhur me urinë dhe etjen, Zoti shprehet se shpërblimin për shuarjen e urisë dhe etjes, njeriu e gjen tek Ai. Ndërkohë që në rastin e sëmundjes, thotë se kush viziton të sëmurin, do të gjejë dhe Zotin pranë tij. Kjo, pasi Zoti u qëndron pranë të sëmurëve dhe zemërthyerve.

Në një hadith tjetër, Profeti a.s thotë:”Për çdo vepër të mirë ka sevap.” Po sipas profetit Muhamed a.s, një grua e ligë nga Bijtë e Izraelit, fitoi parajsën vetëm se i shoi etjen një qeni. Nëse ky shpërblim iu jepka një gruaje për kaq pak kontribut, ç’mund të themi për dikë që ushqen, u zgjidh hallet dhe u heq litarin nga fyti krijesave të Zotit!
Transmetohet se Profeti a.s ka thënë:”Kushdo që ka ushqim tepër, le t’ia japë atij që nuk ka fare. Kushdo që ka një kafshë transporti tepër, le t’ia japë dikujt që nuk ka fare.”

Hatim Taij, njihet si një ndër bujarët më të mëdhenj të arabëve. Transmetohet se ai i thoshte skllavit të tij:
Ndiz zjarrin në këtë acarr
një mik po erdhi, lirinë ta kam fal.
Kurse të shoqes i thoshte: Pasi të kesh gatuar ushqimin, më gjej dikë tjetër për ta ngrënë, pasi nuk e shijoj krejt i vetëm.”
Ai thoshte:
Paraja shkon e vjen
Bujaria emrin e mirë lë pas
çfarë vlere ka ajo e shkretë
kur të ngushton zemrën dhe të bën maraz

Ibnu Mubarek kishte një fqinj çifut, të cilit i çonte ushqimin e ditës, para se të ushqejë fëmijët e tij, i blinte rroba, para se tu blejë fëmijëve. Një ditë, dikush i kërkoi ti blejë shtëpinë këtij çifuti dhe ai i tha:”E shes vetëm për dy mijë napolona floriri. Një mijë është vlera e shtëpisë dhe një mijë të tjera fqinjësia me Ibnu Mubarekun.” Kur e dëgjoi Ibnu Mubarek këtë, u lut:”O Zot! Udhëzoje në Islam!” dhe nuk kaluan disa ditë dhe fqinji i tij u konvertua në islam.
Ibnu Mubarak qe nisur për të kryer Haxhin me një karvan plot mallra dhe ushqime. Gjatë rrugës, pranë një fshati, pikasi një grua e cila gjeti një sorrë të ngordhur tek mbeturinat dhe e mori me vete. Ai çoi një nga skllevërit e tij që ta pyesë këtë grua. Ajo i tha se nuk kemi futur gjë në gojë që prej tre ditësh. Kjo bëri që Ibnu Mubarek ti rrjedhin lot. Menjëherë urdhëroi që i gjithë karvani me mallra dhe ushqime, ti shpërndahej banorëve të atij fshati. Mandej mori rrugën e kthimit, duke e anuluar haxhin për atë vit. Një natë pa në ëndërr dikë që e uronte:”Haxh të pranuar, mund të shpërblyer dhe gjynahe të falura!”
Thotë Zoti në Kuran:”por duan të bëjnë më mirë edhe pse vetë janë nevojtarë.” (Hashr, 9)
Askush nuk pendohet nga bërja mirë, edhe nëse e ekzagjeron. Pendohet vetëm ai që bën keq, sado pak qoftë.

Perktheu: Elmaz Fida/ardhmeria

Artikulli paraprakRoli i klerit musliman ne mbrojtje të çështjes kombëtare.
Artikulli vijuesHanije: Fraksionet radikale në Gaza duhet të respektojnë armëpushimin