Tiranë, arrestohet hackeri 18-vjeçar

Në Shqipëri, hackerat janë shfaqur në më shumë se një dekadë, ndërsa së fundmi, shumë të rinj, sulmin ndaj rrjeteve kompjuterike apo futjen në të dhënat personale të personave dhe kompanive e kryejnë sa për zbavitje, aq edhe për të përfituar materialisht.

Pas një operacioni të koduar AHG, uniformat blu të kryeqytetit kanë mundur të arrestojnë 18-vjeçarin Jurgen Masati, i cili sipas policisë, është anëtar i grupit “Albania Hacker Group” dhe njihet me emrin e koduar “Zero Wizard”.

Sipas policisë të kryeqytetit, “Albania Hacker Group” dyshohet se kanë kryer sulmin kibernetik kundër serverave të grupit mediatik “Top Media” (Televizioni Top-Channal, Digitalb, ABC-News etj.), si dhe sulmin kibernetik të një numri të konsiderueshem të faqeve të ministrive, shkollave, portaleve dhe faqeve të shteteve tw tjera si Serbi e Greqi.

Me një vëzhgim të thjeshtë, ky grup, në faqen e tij zyrtare në Facebook me 4.651 fansa deklaron se përbëhet nga tre anëtarë. Po në të njëjtën faqe, më 30 qershor të këtij viti njëri nga tre djemtë njofton për fansat e tij se policia shqiptare dhe “CyberCrime Albania”, janë vënë në ndjekje të anëtarëve të ish grupit AHG Crew !

Mesazhi mbyllet me një këshillë: “Kujdes djema, mos lini asnjë gjurmë në PC”.

Duke vazhduar me mesazhin, poseduesi i faqes njofton se “një nga anëtarët e AHG është zbuluar dhe është në kërkim dhe i janë sekuestruar pajisjet elektronike. Kini kujdes të gjithë, sepse është operacion që përfshin kapjen e më shumë se pesë vetave.”

Operacioni i Sektorit të Krimeve Kompjuterike është duke vazhduar, ndërsa pritet dhe ndalimi i anëtarëve të tjerë të grupit pas arrestimit të Masatit, i cili ka dëshmuar të dhëna të rëndësishme mbi veprimtarinë e “Albania Hacker Group”.kohaislame

Artikulli paraprakPërleshje fizike në burgun e Dubravës
Artikulli vijuesSiria zhvendos armët kimike drejt vendeve fqinje