Një sherr me thika ndërmjet dy të rinjve, i ka kushtuar jetën një 40-vjeçari në kryeqytet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në një lokal bastesh në zonën e Shkozës. Uniformat blu të kryeqytetit arrestuan 29-vjeçarin Ergest Zhupani, pasi nga hetimet paraprake besohet të ketë qenë ai që ka goditur viktimën Arenc Lico. Të dy shokët kanë qenë duke pirë në lokal bashkë dhe janë konfliktuar për shkaqe banale, por përplasja ka përfunduar tragjikisht për Liçon, duke u goditur dy herë në organet jetike të trupit. 29-vjeçari, Zhupani u largua nga vendi i ngjarjes por më pas është kapur nga blutë e kryeqytetit mëngjesin e së shtunës, në një banesë afër vendit të krimit.