Një krim brenda familjes ka tronditur mbrëmjen e sotme Tiranën. Dyshohet se burri ka tentuar të vrasë gruan me çifte, por e vrarë ka mbetur kunata e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në një familje në Ndroq.
Mësohet se gruaja e autorit të ngjarjes është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Ende nuk bëhet të ditur identitetet e viktimës dhe të plagosurës, apo rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.
Sakaq, drejt Ndroqit janë nisur forcat e policisë të cila kanë bërë të mundur arrestimin në banesë të autorit të krimit, si dhe kanë sekuestruar çiften me të cilën ai qëlloi ndaj dy grave.