Tom Hanks: Kosova është Serbi

Ylli i Hollywoodit, Tom Hanks, gjatë një shou televiziv ka thënë se Kosova gjithmonë ka qenë Serbi dhe sërish do të bëhet një ditë.
Duke folur për fillimin e xhirimeve të spektaklit të Hollywoodit rreth “Historisë së Shtetit të Izraelit”, që prodhohet nga Steven Spielberg dhe ku Hanks do të luajë një rol të rëndësishëm, ai e ka krahasuar situatën e hebrenjve me vuajtjet e serbëve të Kosovës.

Sipas mediave në internet aktori australian, i cili vite më parë është kthyer në ortodoks, ka thënë se Kosova ka qenë e banuar me serbë, të cilët kanë ndërtuar manastire dhe kanë pasur mbretër, e që më pas janë dëbuar nga shqiptarët.

“Në fund të shekullit 20 bombat e NATOS ranë mbi serbët, por ata ende nuk e pranojnë Kosovën si një shtet dhe me krenari thonë se Kosova është Serbi, sikur hebrenjtë të cilët dikur u kthyen në vendin e tyre, ndoshta ky është rast me serbët”, citohet të ketë thënë fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar. /Telegrafi/

Artikulli paraprakShteti Islamik i Irakut ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Bagdad.
Artikulli vijuesBE diskuton situatën në Siri