Tony Blair do të këshillojë Qeverinë e Edi Ramës?

Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, do të jetë këshilltari i qeverisë së re të Shqipërisë pas fitores së opozitës në zgjedhjet e ardhshme të qershorit. Për këtë deklaroi Edi Rama, Lideri i Partisë Socialiste opozitare të Shqipërisë.

“Shqipëria shpreson të bëhet anëtare e BE-së dhe pret nga Tony Blair këshilla se si t’ia arrijë këtij qëllimi”, – tha Edi Rama.

Sondazhet e opinionit publik konfirmojnë besimin e patundur të opozitës në fitore. Për Partinë Socialiste janë të gatshëm të votojnë më shumë se 49% e votuesve.

Tony Blair këshillon gjithashtu qeveritë e Kuvajtit, Kazakistanit, Brazilit dhe Kolumbisë.

Artikulli paraprakSenati i Amerikan urdhëron të mbështetet Izraeli në rast se ai sulmon Iranin
Artikulli vijuesJohn Kerry: SHBA interesohet për Sirinë, vetëm për hir të sigurisë së Izraelit