Topalli: Vaksinoni Edi Ramën

Projektligji “Për buxhetin e vitit 2013” është diskutuar për rreth 3 orë në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë.
Ndërsa kryeministri Sali Berisha i ka ftuar deputetët të lënë pas frikën që kanë nga Rama dhe ta votojnë buxhetin më të madh në histori, opozita e kundërshtoi atë fuqishëm duke argumentuar se vendi rrezikohet nga rritja e borxhit.

Sipas deputetit Majko ka gjasa që në Shqipëri të përsëritet i njëjti skenar si në Greqi.
Vetë kryeministri ka garantuar se më këtë buxhet do të përmbushen objektivat e mandatit tjetër qeverisës, duke rritur rroga e pensione, investime ne infrastrukture, shëndetësi, arsim dhe garantues për ruajtjen e stabilitetit makro ekonomik.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ironizoi socialistët duke iu referuar 3 ligjeve.
“Programi për vaksinimin më pëlqeu shumë. Sikur të bëjmë një vaksinim të tuajin për të votuar ato tre ligjet. S’po ju vaksinojmë ju por të vaksinojmë kryetarin tuaj”, tha Topalli.kohaislame

Artikulli paraprakMjekët arabë ndihmuan dhjetë fëmijë tu kthehet dëgjimi
Artikulli vijuesLushtaku për përgjimet: Nuk ia kam frikën kujt