Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në një komunikatë ka njoftuar se imami i Qabes Shejh Salih Bin Talib, do të jetë në namazin e sabahut dhe Bajramit me besimtarët musliman të cilët namazin do e falin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish – Hotel Dajtit, Tiranë.
Ky është njoftimi i plotë i KMSH-së:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se namazi i Fitër Bajramit 2016, ditën e mart, 05 korrik 2015, do të falet në orën 06:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara ish – Hotel Dajtit, Tiranë.
Në këtë ditë të veçantë na nderon me vizitën e tij, Imami i Xhamisë së Shenjtë në Mekë, Qabes, Shejh Salih Bin Talib, i cili vjen në Tiranë me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me rastin e festës së Fitër Bajramit, ku do të mbajë një ligjëratë për të pranishmit si dhe do të falë namazin e kësaj dite të shënuar.
Imami Talib, përveç faljes së namazit të bajramit, do të falë edhe namazin e sabahut.
PROGRAMI I PLOTË I FITËR BAJRAMIT 2016
04:30 – NAMAZI I SABAHUT (FALJA)
04:45 – KURAN
5:30 – HAPJA
5:35 – LEXIM KURANI – IMAMI I XHAMISË SË ETHEM BEUT, ELTON KARAJ.
5:40 – FJALA E KRYETARIT TË KMSH-së, SKENDER BRUÇAJ.
5:45- LIGJËRATË – IMAMI I QABES, SHEJH SALIH BIN TALIB.
06:00 – FALJA E NAMAZIT TË BAJRAMIT
06:10 – HYTBEJA E BAJRAMIT – MYFTIU I TIRANËS, YLLI GURRA
06:20 – ILAHI
You Might also Like
Kore e Jugut, burg përjetë komandantit të tragetit; humbën jetën 300 vetë
Komandanti i tragetit korean që u mbyt 16 prillin e vitit 2014, duke shkaktuar mbi…
By
Redaksia
1 Min Read
Shtypi gjerman: Kosova nuk arriti pavarësinë e plotë
Kosova mori të hënën zyrtarisht sovranitetin e plotë. Zëra nga shtypi gjerman në lidhje me…
By
Redaksia
3 Min Read
Donika Gashi – Mërgim Mavraj, dhe urrejtja e “ekseprtave të fjalës së lirë”
Ja paskan nisë kta 'ekspertat tonë të fjalës së lirë' me u marrë me deklaratatat…
By
Redaksia
1 Min Read
Takim i rrallë Putin-Abe
Presidenti rus Vladimir Putin takon kryeministrin japonez Shinzo Abe në Moskë në takimin e parë…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogan: “Pas ngjarjeve të 17-25 dhjetorit, mbrëmë u kuptua me kuptimin e plotë të fjalës se kush është Struktura e Shteti Paralel…
Erdogan: "Pas ngjarjeve të 17-25 dhjetorit, mbrëmë u kuptua me kuptimin e plotë të fjalës…
By
Redaksia
0 Min Read
Annan takon Putinin
Kofi Annan, i dërguar ndërkombëtar për Sirinë pritet të zhvillojë të martën bisedime me presidentin…
By
Redaksia
1 Min Read
