Tortë me mjaltë

0
228

Nevojiten:
gjysmë margarine,
1 gotë e ujit sheqer,
2 vezë,
1 lugë e sheqerit sodë bikarbon,
1 lugë e çajit cimet (kanellë),
2 lugë të gjellës mjaltë.

Kremi:
500 ml.qumësht 6-7 lugë miell, 1 sheqer vanillë, gjysmë margarine 4-5 lugë sheqer.

Përgatitja:
Margarina shkrihet shtohet sheqeri vezët e rrahura, soda bikarbonike, cimeti dhe mjalti. I përzien mirë dhe me këtë material e ulë brumin nuk e trashë shumë. Brumin e ndanë në 3-4 kuleq, tepsine e kthen përmbys dhe mbi të e tëhollon njërën petë i jep formë rrumbullake ose katrore e pjek në temeraturë mesatare. Kështu vepron edhe me petët tjera, i len të ftohen dhe i lyen me kremin e përgatitur.

Përgatitja e kremit:
Qumshtin e ftohtë e përzien me 6-7 lugë miell (ose nisheste)dhe me 4-5 lugë sheqer e zien mbi shporet në zjarr të ngadalshëm duke e përzier vazhdimisht( që të mos ngjitet). Pasi të jetë trashur e heqim nga zjarri dhe i shtojmë gjysmë margarine, 1 vanillë sheqer e përziejmë deri të shkrihet margarina dhe me ketë masë i lyejmë petët.
{Vërejtje:Torta duhet të qëndrojë tërë natën në mënyrë që të zbuten petët po ashtu nuk bën t’i qesim më shumë se një lugë cimet sepse forcohen shumë petët.}/pertymoter/kohaislame