Toshiba prezentoi robotin më të ngjashëm me një qenie njerëzore

Mirë se vini në të ardhmen njerëz, bëhuni gati të ndiheni të padobishëm. Toshiba prezantoi një robot të ri në panairin CES 2015 në Las Vegas, i cili mund t’ju vjedhë punën një ditë. Roboti quhet ChihiraAico dhe është shumë i ngjashëm me një njeri.

ChihiraAico mund të punojë si asistente profesionale e shëndetësisë, do të ndihmojë të vjetrit ose personat me aftësi të kufizuar. Kompania pretendon se ky robot Android është shumë i ngjashëm me një qenie njerëzore si nga pamja ashtu edhe nga mënyra se si sillet dhe lëviz trupin. Roboti këndon shumë mirë edhe këngët e John Denver.

Artikulli paraprakRikonfirmohet përdorimi i armëve kimike në Siri
Artikulli vijuesBekim heroi: Danimarka shpërblen shqiptarin nga Kosova