Windows Phone ende në ngecje

IDC ka dalë me disa shifra për shitjet e smartfonëve në mbarë botën gjatë çerekut të dytë të vitit.

Bazuar në këto shifra tregohet që Windows Phone ende është në një ngecje, me vetëm 3.5 për qind të tregut të smartfonëve, duke qenë pas jo vetëm Androiditi dhe iOS-it, por edhe BlackBerry-it dhe Symbianit.

Me gjeneratën e re të iPhone, si duket sërish nuk ka lajme të mira për ndërmarrjen Microsoft.

Raporti i IDC-së thotë që 5.4 milionë pajisje Windows Phone janë shitur në çerek, duke pasur 3.5 për qind të tregut, që paraqet një ngritje prej 2.3 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Ndërsa Android ka shitur 104.8 milionë njësi, duke pasur kështu 68.1 për qind të tregut, që paraqet ngritje në krahasim me 46.9 për qind sa ishte gjatë vitit të kaluar. Janë shitur 26 milionë iPhone, duke pasur 16.9 për qind të tregut, apo një ulje prej 18.8 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

7.4 milionë BlackBerry janë shitur, apo 4.8 për qind të tregut, që paraqet një rënie nga 11.5 për qind sa ishte një vit më parë. Dhe 6.8 milionë Symbian ishin shitur, apo 4.4 për qind të tregut, që paraqet rënie nga 16.9 për qind sa ishte vitin e kaluar.

Megjithëse janë duke u paraqitur këto shifra jo edhe aq të favorshme, shenjat duken të mira për Windows Phone gjatë vjeshtës dhe dimrit. Disa prodhues të pajisjeve, si Samsung, kanë lajmëruar pajisjet e reja me Windows Phone 8.

Verizon do të ofrojë telefona të rinj Windows Phone 8 e po ashtu edhe AT&T dhe T-Mobile. Bartësit siç duket do t’i mbështesin pajisjet Windows Phone 8, si një mënyrë për të luftuar kundër Apple, që merr deri 600 dollarë në honorarë nga bartësit për çdo përdorues të pajisjes iPhone dhe kjo është maja e arritjes së shitjeve harduerike të subvencionuara nga bartësit. (PC World Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakNë Detin e Zi është gjetur gazi i parë natyror
Artikulli vijuesKuvendi sot diskuton privatizimin në Kosovë