Tragjedi: Kjo bebe u shqye nga qeni i mamasë në shtëpi

0
180

Është një ngjarje që ka shokuar mbarë Britaninë e Madhe.

Dukuria  e mbajtjes së qenëve në shtëpi është përhapur në masë të madhe, krahas kësaj janë përhapur edhe viktima në njerëz.

Kjo bebe me fytyrë të bukur e të pafajshme u shqye për vdekje nga qeni i mamasë së saj.
Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ndërsa viktima është Ava- Jayne Corless. Ajo ishte në krevat kur u sulmua nga qeni i racës pitbull.
Ekipet e emergjencës tentuan që ta mbajnë në jetë, por ajo vdiq në spital nga plagët e marra nga qeni, që u eliminua.
Babai i vajzës tha se është i tmerruar dhe i shkatërruar nga ajo që i ndodhi vajzës së tij të bukur.
Ndërkohë mamaja dhe njerku i saj janë arrestuar me akuzën e vrasjes.
Ata ishin poshtë në katin e parë kur ndodhi krimi.
Komshinjtë janë të tmerruar.
Ata thonë se qeni ishte i frikshëm dhe shumë agresiv. Madje raportohet se vitin e shkuar ky qen vrau një mace.
Ngjarja ka ngritur pikëpyetje për ligjet e kontrollit të qenve. Janë 23 raste në Britani të vdekjeve nga qentë, kryesisht fëmijë. Vitin e shkuar pati katër viktima nga qentë, mes tyre një vajzë 4 vjeç./ind/kohaislame