Ardian Sejdiu zgjidhet kryetar i degës së PD-së në Ferizaj

Ardian Sejdiu është zgjedhur kryetar i degës së Partisë së Drejtësisë për Ferizaj, në Kuvendin Zgjedhor, që kjo parti ka mbajtur të martën vonë.

“Këtë besim tuajin nuk do ta keqpërdori dhe do të punojmë me drejtësi, në mënyrë që të mos ju zhgënjejmë për as një moment. Do të jemi së bashku për t’i tejkaluar të gjitha problemet dhe sfidat që na presin të ardhmen”, citohet të ketë thënë ai me të marrë detyrën në një komunikatë për shtyp të lëshuar nga kjo parti.
Kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe njëherësh ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, në Ferizaj ka thënë se partia që drejton në tri vjetët e kaluara, ka dëshmuar se është parti që tejkalon interesat personale dhe partiake për të ndërtuar shtetin.
“Këtë e ka dëshmuar më së miri edhe në sektorin që na u është besuar, pra shëndetësi. Kosovës i duhet qeverisje e drejtë dhe këtë më së miri di ta bëjë PD-ja, sepse në gjirin e saj ka njerëz të tillë, që asnjëherë nuk shkelin mbi vlerat, por i mbindërtojnë ato”, citohet Agani.
Dega e PD-së në Ferizaj, që nga viti i kaluar ka funksionuar me ushtrues detyre. Ndërsa, përfaqësohet në Kuvendin Komunal me një asambleist./ind/kohaislame

Artikulli paraprakSpecifikat e “marramendëse” të iPhone 6?!
Artikulli vijuesTragjedi: Kjo bebe u shqye nga qeni i mamasë në shtëpi