Tragjedi në Hong Kong, përplasen dy tragete, 36 të vdekur

HON KONG – Punonjësit e emergjencës thonë se të paktën 36 njerëz kanë vdekur pasi dy tragete u përplasën mes tyre.

Aksidenti ndodhi mbrëmë vonë kur një anije që mbante pasagjerë për të parë një fishekzjarre u përplas me një anije traget dhe u mbyt.

Anija i përkiste kompanisë Hong Kong Elektric dhe kishte në bord rreth 120 punonjës të kompanisë dhe anëtarët e familjeve.

Policia thotë se punëtorët e shpëtimit me anije dhe helikopterë kaluan natën duke kërkuar për të mbijetuarit.

Aksidenti ndodhi në afërsi të ishullit Lamma në jug të ishullit Hong Kong gjatë një fundjavë pushimi të gjatë për të festuar Ditën Kombëtare të Kinës dhe Festivalin e mes-vjeshtës.bw/kohaislame

Artikulli paraprakBie ndikimi amerikan, rritet ai rus, turk e izraelit në Ballkan
Artikulli vijuesBerisha, sërish fjalim politik para fëmijëve