Putin viziton territoret palestineze

 

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin përfundon vizitën e tij në Izrael të martën me një vizitë në territoret që gjenden nën juridiksionin e Autoritetit Kombëtar Palestinez.
Putin pritet të zhvillojë bisedime në Betlehem me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas.

 

Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për çështjet ndërkombëtare, u tha gazetarëve në Jerusalem se bisedimet do të përqendrohen në “perspektivën për zgjidhjen e procesit të paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve”.

 

Gjatë takimeve me zyrtarët izraelitë të hënën, Putin u përqendrua në konfliktin në Siri dhe në programin e debatueshëm bërthamor të Iranit. Pas udhëtimit të tij në territoret palestineze, ai niset për në Jordani. /Telegrafi/kohaislame


Artikulli paraprakDigjen tri lokale në Klinë
Artikulli vijuesMbrojtja argumenton pafajësinë e Hardaninajt