Një shtetas i Kosovës është vrarë mbrëmë në Zvicër nga një italian. Ngjarja ka ndodhur në komunën e Winznaut, në kantonin gjermanishtfolës të Solothurnit.
Arben Gashi, 32-vjeçar, nga fshati Nekoc i Drenasit, dyshohet të jetë vrarë gabimisht, pasi në shtëpinë e tij ka jetuar më herët një serb, i cili mësohet të ketë pasur probleme me italianin.
Gashi është vrarë me tre plumba, përderisa po pastrohej në banjë.
Italiani i moshës 38-vjeçare, është arrestuar dhe e ka pranuar vrasjen.