Trauma e fëmijërisë si shkas për t'u bërë yll i sportit

Diçka traumatike i pati ndodhur Shelly Woodsit kur ishte vetëm 11-vjeçare dhe kjo ia ndryshoi plotësisht jetën asaj.
 
Shumë persona nuk do të pajtoheshin të përballen me një fat të tillë në atë moshë të fëmijërisë, por Woods nuk lejoi në asnjë mënyrë që ëndrrat e saj të shkatërrohen.
 
Ajo ëndërronte të bëhej sportiste e madhe dhe ia doli mbanë, me gjithë traumën e pësuar në fëmijëri. Woods edhe tash kur e kujton atë aksident nuk ndihet mirë.
 
Thotë se një ndjenjë e keqe ia kaplon gjithë trupin. Atë moment nuk mund ta harrojë kurrë, pasi prej aty jeta e saj ishte krejtësisht tjetër.
 
“U rrëzova nga druri dhe theva shpinën”, kujton rastin tragjik Woods 28-vjeçare. Ajo tashmë ka fituar dy medalje në po aq pjesëmarrje në Lojërat Paralimpike në garat me karroca në tri rrotë.
Artikulli paraprakTë rinjtë e Kosovës masin inteligjencën
Artikulli vijuesSekuestrohen 12.3 kilogramë marihuanë nga Policia e Gjirokastrës