Tre probleme zgjidhen me tre gjëra:

Tre probleme zgjidhen me tre gjëra:
Nëse sprovohesh me pasimin e epsheve, atëherë kontrollo raportin tënd me namazin, sepse Allahu I madhëruar thotë: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta.” (Merjem: 59)

Nëse ndjen ashpërsi në vetvete dhe dështim, atëherë kontrollo sjelljen me nënën tënde, sepse Allahu i madhëruar thotë: “Dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të
ashpër dhe të padëgjueshëm.” (Merjem: 32)

Nëse vuan nga stresi dhe depresioni, atëherë kontrollo raportin tënd me Kuranin dhe përkujtimin e Allahut, sepse Allahu i madhëruar thotë: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar.” (Ta Ha: 124)

Artikulli paraprakDuaja e largimit të ankthit dhe trishtimit dhe kuptimi i bukur i saj
Artikulli vijuesMënyra më e lehtë për të larguar nervozizmin?