TREGIME MËSIMDHËNËSE – Babi, nuk të shoh!
Një natë shpërtheu zjarri në kuzhinën e një familjeje. Ndërsa zjarri përhapej gjithandej, prindërit dhe fëmijët vrapuan jashtë shtëpisë. Papritmas në një huti të tillë sa dolën jashtë vërejtën që mungon anëtari më i vogël i familjes, djaloshi pesëvjeçar. Ndërsa ai, i frikësuar nga zjarri dhe tymi i dendur, ishte ngjitur në katin e epërm.
Prindërit nuk dinin çfarë të bëjnë dhe në dëshpërim ata dhe dy vajzat e tyre filluan të bërtasin me gjithë zë, meqë kthimi në shtëpinë që e kishte kapluar zjarri ishte e pamundur… ndërsa zjarrfikësit akoma nuk kishin mbërritur.
Papritmas nga dritarja e katit të epërm u dëgjua zëri i fëmiut të vogël: “Babi! Babi!”
Prindi e vërejti dhe u vendos poshtë dritares dhe i tha të birit: “Kërce bir!”
Djaloshi para vetes shikon vetëm zjarr dhe tymin e dendur dhe thotë: “Babi, por unë nuk të shoh…”
“Të shoh unë ty bir, lirisht kërce!” bërtiste babai.
Pas pak çastesh djaloshi kërceu dhe u gjend në përqafimin e fortë të babait, gjallë e shëndoshë.
***
Urtësia e tregimit është rreth mbështetjes që duhet pas duaja dhe lutjet tona.
Vogëlushi në dritaren e shtëpisë që e kishte kapluar zjarri – është fotografia jonë para mëshirës së Allahut të Madhëruar. Sa herë që gjendemi në rrezik, mund ta dëgjojmë se si Allahu i drejtohet: “Mbështetu tek Unë, hidhu në mëshirën Time…”
Besimtari i shqetësuar mund të thotë: “Por, unë nuk të shoh…” meqë ecja në rrugët e kësaj botë është e errësuar, por ama Allahu na sheh dhe kjo është më e rëndësishmja. Ai kurrë nuk na lë, asnjë moment të vetëm. Gjithmonë është pranë nesh, madje edhe atëherë kur nuk jemi të vetëdijshëm për praninë e Tij.”
Burimi: Akos.ba
Përshtati: Lutfi Muaremi
You Might also Like
Gjermani, protestat e PEGIDA-s kundër të huajve dhe islamit
Lëvizja Evropianët Patriotikë Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) dhe kundërshtarët e saj kanë mbajtur protesta…
By
1 Min Read
Më të dëmtuarit nga lufta civile në Siri janë fëmijët
Në luftën civile në Siri e cila prej 5 vitesh ka marrë jetën e qindra…
By
1 Min Read
JA SE KU DO TË VENDOSEN EDHE DY KRYQE TJERË GJIGANT
Kryqi, gurrëthemeli i të cilit filloi të vendoset sot, nuk do të jetë i vetmi.…
By
1 Min Read
Arrestimi i ish-luftëtarit të UÇK-së tensionon raportet Kosovë-Zvicër
Një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është arrestuar, të martën e kaluar, në banesën…
By
1 Min Read
Shteti Islamik me buxhet 30 për qind më të ulët se para 15 muajve
Një firmë që merret me analiza, me bazë në SHBA, thotë se të ardhurat e…
By
1 Min Read
Ai që e humb shpresën nga mëshira e Allahut
Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Humbja e shpresës nga Allahu nuk lejohet, sepse…
By
1 Min Read
