Erdogan: Ne nuk mund të jemi edhe partner strategjik edhe të flitet ndryshe

0
307

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) reagoi ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke thënë se “Ata dorëzuan një lider të organizatës terroriste (PKK) dhe morën një tjetër (FETO/PDY)”.

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e ceremonisë së tërheqjes së shortit për kandidatët për gjykatës dhe prokuror që u mbajt në Qendrën Kombëtare të Kulturës dhe Kongreseve në Beshtepe (Beştepe), Presidenti Erdoan tha që në qoftë se zgjatet procesi i ekstradimit të liderit të organizatës terroriste gyleniste FETO, Fetullah Gylen (Fetullah Gülen) atëherë ato që do ti thotë do të jenë shumë më ndryshe.

Erdoan tha se prokurorët amerikan nëpërmjet organizatës terroriste FETO janë sjellë, janë ushqyer, kanë pirë, janë veshur në Turqi, dhe pas kthimit në ShBA kanë arrestuar një qytetarë turk të cilin e kanë mbajtur në burg dhe nuk është gjykuar për 6 muaj.

“E juaja është e paanshme, e pavarur, kur pyesim në lidhje me atë person (Gylenin) se ‘Pse nuk e pyesni për llogari?’ atëherë na thoni se ‘këtu ka gjyqësor të paanshëm dhe të pavarur’. Na falni, por gjyqësori ynë është më i paanshëm dhe më i pavarur se i juaji”, – ka thënë Presidenti Erdoan.

Duke e bërë të ditur se kur ata kërkuan nga Turqia ndonjë terrorist ai u ekstradua, por ata nuk e ekstradojnë Gylenin, Presidenti Erdoan tha: “Pse nuk e dorëzoni? Çfarë është? Ka gjyqësor, pa patur vendimin e gjyqit nuk mund ta ekstradojnë. Këto gjëra mund të ndodhin edhe këtu. Nëse do të kërkoni diçka atëherë edhe ne nuk do ta japim pa vendimin e gjykatësve. Tash e tutje do të jetë kështu. Ne nuk mund të jemi edhe partner strategjik edhe të flitet ndryshe. Nuk bën kështu”.

Presidenti Erdoan në mes tjerash tha se Gyleni ndodhet në ShBA për 17 vjet, ndërsa vijoi duke thënë që në qoftë se një vend e shpallë një person në vendin tënd si terrorist, ju duhet ta ekstradoni atë”.