Tregime Ramazani – Rrobaqepësi i devotshëm

Erdhi një njeri tek rrobaqepësi i ndershëm dhe i kërkoi t’i qep një kostum. I la masën, materialin dhe paratë, ndërsa pas disa ditëve rrobaqepësi e kishte kryer punën e tij. Kur erdhi mushteriu dhe pa kostumin i tha se nuk e ka qepur si duhet. Rrobaqepësit filluan t’i dalin lotët…Njeriu i tha: “Mos u mërzit, nëse është kështu unë ta bëj hallall, nuk ka nevojë as paratë të mi kthesh.” Nuk qajë për këtë mik i dashur. Unë kam dhënë shumë mund për këtë kostum dhe ti përsëri nuk je i kënaqur. Unë kam frikë se shumë mund japim për veprat tona dhe ka mundësi që Allahu mos të jetë i kënaqur me mua ku të dal para Tij…”

Në xhuzin e gjashtë të Kuranit është ajeti i cili na thotë se Allahu pranon vetëm nga të devotshmit. Devotshmëria (takvallëku) është edhe qëllimi i agjërimit. I devotshëm nuk është ai që thotë: unë jam i mirë si askush tjetër! I devotshëm është ai që pa marrë parasysh sa punë të mira bën, konsideron se nuk ka bërë mjaftueshëm në rrugën drejtë Allahut. Kështu na mëson Kurani…

Perktheu: A. D. Islampress

Artikulli paraprakTregime Ramazani – Dëmi që sjell alkooli
Artikulli vijuesTergime Ramazani – Ibrahim Ed’hemi kaloi pranë një njeriu i cili nuk kishte as duar dhe as këmbë…