Tregime Ramazani – Tregtari dhe njeriu me halle

Një tregtar doli të shëtisë nëpër qytet. Duke ecur pa derën e xhamisë të hapur dhe ktheu të fal dy reqate namaz. Aty takoi një njeri i cili me përulësi falej dhe luste Allahun. Donte të flas me të. Tek ai pa shenjat e brengave dhe halleve. Duke biseduar njeriu i tha se ka borxhe dhe kjo shqetëson. Tregtari nga xhepi nxori një shumë të madhe parash dhe i dha njeriut. Ai u gëzua pa masë dhe falënderoi tregtarin për zemërgjerësinë. Tregtari i tha edhe vizitkartën duke i thënë: “Kur të kesh nevojë, ke numrin tim aty!” Njeriu buzëqeshi dhe i tha: “Allahu të shpërbleftë, mirëpo nuk më duhet numri yt. Unë jam i bindur në Allahun. Nëse kam nevojë, nga Ai do të kërkoj, ndërsa Ai do të më dërgoj dikë ashtu siç të dërgoi ty në këtë moment!”

***

Xhuzi i dytë i Kuranit përmban ajetin: “Kur robërit e Mi të pyesin për Mua, Unë jam afër!” Ky ajet vjen mes ajeteve që flasin për dispozitat e agjërimit dhe sikur na thotë: Është e rëndësishme të largohesh nga haja dhe pija, mirëpo qëllimi kryesorë i agjërimit është të ndjesh lidhjen me Allahun dhe afrimin me Të. Atë thirre dhe nga Ai kërko, sigurisht se do të jap! Kështu na mëson Kurani…

Artikulli paraprakTergime Ramazani – Ibrahim Ed’hemi kaloi pranë një njeriu i cili nuk kishte as duar dhe as këmbë…
Artikulli vijuesTregime Ramazani – Një njeriu i thanë të hyj në një shtëpi të madhe ku gjendet një dhomë me ar, argjend dhe diamante…