Nëse hani tri banane në ditë jeni më pak të rrezikuar nga sulmet në tru dhe zemër, thonë shkencëtarët.
Një banane për mëngjes, një për drekë dhe një në mbrëmje mund t’ju japin kalium të mjaftueshëm për të zvogëluar gjasat e vuajtjes nga mbledhja e gjakut në tru për 21 për qind.
Gjetjet e hulumtuesve britanikë dhe italianë sugjerojnë se mijëra sulme do të mund të parandaloheshin nga konsumimi i ushqimeve tjera të pasura me kalium siç janë spinaqi, arrat, qumështi, peshku.
Në hulumtimin e fundit të publikuar në gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, shkencëtarët kanë analizuar të dhëna nga njëmbëdhjetë studime të ndryshme – të dhëna që nga mesi i viteve 60 dhe kanë grumbulluar rezultatet për të arritur te një konkludim i përgjithshëm, trsnameton Telegrafi.
Ata kanë zbuluar se konsumi ditor i kaliumit prej 1.600 miligramësh, më pak sesa gjysma e sasisë ditore e rekomanduar në Britaninë e Madhe për të rritur (3.500 miligramë) ishte e mjaftueshme që të ulen rreziqet për sulm për më shumë se një të pestën.