Një grua ka vdekur të mërkurën si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes në dorë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Malush Kosova”, në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se ekipi i ndihmës së shpejtë, kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete, dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Viktima femër është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së saj, pasi që të njëjtës në rrethana të panjohura i ka shpërthyer një mjet shpërthyes në dorë. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësit policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, raporton PK’ja.
Gjatë 24 katër orëve të fundit sipas raportit të policisë janë gjetur edhe dy viktima tjera pa shenja jete në rrethana të pa njohura.
Njëri rast ka ndodhë në Gllogoc ku viktima mashkull është gjetur i shtrirë në orët e mbrëmjes kurse rasti tjetër në rrugën 28 nëntori në Skenderaj, me c`rast viktima është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij. Të dy trupat e viktimave janë dërguar për obduksion.
“Raportohet se një mashkull është gjetur i shtrirë pa shenja jete dhe në vend të ngjarjes kanë dalë njësit policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin për rastin e Gllogovcit.
“Një mashkull K/Shqiptar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, raportohet për në Skenderaj.