Në kampin e Tabanocitmidis Maqedonisë dhe Serbisë po mbretëron situatë e rëndë, pasi që mbi 1500 refugjatë janë të ngujuar në tenda të improvizuara dhe ambient të hapur, pas ndalesës së tyre për të vijuar rrugëtimin drejt Serbisë dhe vendeve të tjera, informon INA.
Një pjesë e refugjatëve kanë publikuar fotot tmerrueshe në rrjetet sociale, duke theksuar se po lahen me ujin e ndotur nga puset dhe nuk ka kushte për të qëndruar aty. Ata kanë paralajmëruar masa radikale, në rast se shumë shpejt nuk gjendet zgjidhje për ta. Ata paralajmërojnë bllokimin hekurudhës dhe hyrjen me dhunë në Serbi.
|
|