TRONDITET QEVERIA E MALIKIT NË IRAK

Janë mbledhur 172 nënshkrime të nevojshme të deputetëve për të rrëzuar qeverinë e Malikit në Irak.

Bëhet e ditur se këto nënshkrime do ti dorëzohen kryetarit të parlamentit nga ana e Presidentit Xhelal Talabani.

Kriza politike në vend filloi pasi udhëheqja e Malikit kishte shpallur urdhër arresti për zëvendëspresidentin Tarik El Hashimi.

Hashimi, i akuzuar për udhëheqjen e skuadrave të vdekjes, të cilat organizonin sulme terroriste në vend, kishte kërkuar të gjykohet në veri të Irakut por pas refuzimit të kërkesës së tij ai nuk u dorëzua.

Pas kësaj Interpoli shpalli buletin ndaj Hashimit.

Aktualisht i ndodhur në Turqi, Hashimi, lideri suni i Irakut thotë se këto janë pretendime politike.

Përkrahja e hapur e Turqisë ndaj Hashimit ishte shkak i tensionimit të marrëdhënieve me qeverinë e Malikit./trt/kohaislame

Artikulli paraprakApple nuk ofron përkrahje për sistemet e vjetra operative
Artikulli vijuesPacolli nervozon lobuesit e Kosovës