Tronditet Skenderaj, banori nga fshati Mikushnicë bëri vetëvrasje se nuk gjente punë

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në fshatin Mukushincë të Skenderajt, ku një person rreth 45 vjeç ka bërë vetëvrasje.

Sipas burimeve të portalit Drenica Press, S. M baba i disa fëmijëve i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëvrarë.

Një gjë të tillë për portalin Drenica Press e ka konfirmuar edhe vet vëllai i të ndjerit, duke thënë se vëllai i tij bëri vetëvrasje.

Sipas burimeve tona jozyrtare deri tek vetëvrasja ka dërguar gjendja e keqe ekonomike, ku Safeti Mangjolli nuk arrinte të gjente një vend pune që të siguronte të ardhura të mira për fëmijët dhe bashkëshorten e tij.

Safeti edhe para një muaji kishte tentuar të vetëvritej, por nuk kishte arritur ta bëj një gjë të tillë.

Portali Drenica Press ka kontaktuar Policinë e Kosovës të cilët nuk na dhanë ndonjë informatë rreth kësaj ngjarjeje.

Artikulli paraprakIsh-inspektori i SHIK-ut: Shërbimi maqedonas pagoi dy milionë euro për vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt
Artikulli vijuesA do japë Britania 1.8 miliard sterlina për Shqipërinë dhe Turqinë?