OKB kërkon dhënien fund të krizës në Siri

Zv/sekretari i përgjithshëm i OKB deklaroi se kriza siriane duhet të zgjidhet brenda vitit 2016.

Jan Eljason, në një intervistë me kanalin televiziv rus Russia Today, tha se për zgjidhjen e krizës në Siri duhet të shfrytëzohet një kombinacion efikas diplomatik dhe fuqitë e rajonit duhet që sa më shpejtë të mbajnë qëndrim të qartë e të bëjnë përpjekje për zgjidhjen e krizës siriane brenda këtij viti.
Eljason duke theksuar se deri tani kanë qenë të pakta luftërat që kanë shkaktuar kaq shumë shkatërrime, shtoi se KS i OKB që është përgjegjës për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në botë, duhet që me seriozitet dhe me pjesëmarrjen e ët gjitha vendeve anëtare të tij, të vendos për dhënien fund të krizës në Siri.
Artikulli paraprakTrump dëbon të riun e dytë nga ekipi i tij elektoral
Artikulli vijuesMbi 1000 sulme ajrore të Rusisë në Siri