Trupat izraelite vrasin një palestinez 17 vjeçarë në Hebron të Bregut Perëndimor

17 vjeçari Abdullah al-Ajouli është vrarë nga trupat izraelite në Hebron, ku në trupin e viktimës kishte së paku 20 plumba

RAMALLAH (AA) – Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ka njoftuar se një i ri palestinez është vrarë të shtunën pas një pretendimi se kishte sulmuar një ushtar izraelit në territorin e okupuar nga Izraeli, në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ushtrisë së Izraelit thuhet se një 17 vjeçar palestinez është qëlluar për vdekje pasi kishte qëlluar me thikë një ushtar izraelit duke e plagosur lehtë në afërsi të kompleksit të Xhamisë së profetit Ibrahim në Hebron (Al-Khalil), e cila nga hebrenjtë njihet si “Shpella e Patriakëve”.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka konfirmuar se 17 vjeçari Abdullah al-Ajouli është vrarë nga trupat izraelite në Hebron, ku ka shtuar se në trupin e viktimës kishte së paku 20 plumba.

 

 

 

Artikulli paraprakVIDEO – Këshillë nxënësve që kan probleme me fukarallikun
Artikulli vijuesSHBA-të përshëndesin marrëveshjen BE-Turqi për refugjatët