Tumoret në Shqipëri rriten në mënyrë kritike

Në popullatën shqiptare rastet me kancer shtohen me 6 – 7 mijë persona çdo vit, kanceri i gjirit tek femrat dhe mushkëritë e të dy gjinive.

Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, mjekët shqiptarë i bëjnë thirrje popullatës për vizita sa më shpeshta, sepse rastet e kancerit po shtohen me shpejtësi. Korridoret e spitalit onkologjik në Qendrën spitalore “Nënë Tereza” janë përditë plot me qytetarë që vizitohen ose që operohen nga kanceri në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas statistikave zyrtare, në popullatën shqiptare rastet me kancer shtohen me 6 mijë deri në 7 mijë persona çdo vit, kanceri i gjirit tek femrat dhe mushkëritë e të dy gjinive.

Artikulli paraprakVizita e parë në 30 vjet e kryetarit iranian në Egjipt
Artikulli vijuesSi do të jetë sekretari i ardhshëm, John Kerry?