Turqi, 52 arrestime të zyrtarëve të lartë

“Ata që mbështeten nga forcat e errëta të brendshme apo të jashtme nuk mund ta ndryshojnë drejtimin e Turqisë. Ata nuk mund të ndryshojnë rregullat e Turqisë. Turqia nuk është një vend që mund t’i bëhen operacione apo kirurgji”, këto ishin fjalët e kryeministrit turk, Reccep Tayyip Erdogan, pas 52 arrestimeve që u kryen në Turqi, nën akuzën e korrupsionit në nivele të larta.
Mes arrestimeve që u kryen nga njësia e anti-krimit, në policinë e Stambollit ishin; djali i Ministrit të Brendshëm Muamer Gyler, atij te Ekonomise, Jafer Kaglajan dhe te Mjedisit, Erdoan Bajraktar.

Operacioni, qe lidhet me hetimin me te madh për manipulime me tenderat publik është parë gjerësisht si sfida ndaj autoritetit të kryeministrit turk, Reccep Tayyip Erdogan, transmeton TCH.

Analistet ne Turqi thonë se operacioni është organizuar nga Fetullah Gylen, një mendimtar islam, i cili aktualisht jeton ne Shtetet e Bashkuara.

Në rrjetin e ndjekësve të tij bëjnë pjesë njerëz me influencë brenda policisë dhe Shërbimeve Sekrete.

Analistet ne Turqi thonë se arrestimet dhe shkarkimet që i pasuan përbëjnë një problem të ri dramatik në politikën turke apo edhe brenda vetë Partisë AK.

Të mërkurën u shkarkuan nga detyra pesë shefa policie të Stambollit, të cilët ishin të përfshirë në arrestimet e kryera një ditë më parë.

Nuk është dhënë asnjë shpjegim për arsyet e arrestimit të tyre. Policia, siç raporton agjencia e lajmeve “Reuters” nuk bëri asnjë koment. /Telegrafi

Artikulli paraprakHalid ibën Velidi – momentet e tij të fundit në këtë botë – Emocionale
Artikulli vijuesCila është arsyeja e përplasjes së Erdoganit me Fetullah Gylenin