Turqi: 75 vjeçarja mëson Kuranin për të qenë shembull për gjeneratat e reja

Në fshatin Elmali të qytetit Yalova, 75 vjeçarja Medine Akcal, shkon në kursin për mësimin e Kuranit që në këtë mënyrë t’u tregojë të rinjve një shembull të mirë.

Mësuesja e kursit, Asiye Akcay, në një bisedë për AA deklaroi:

“Medineja edhe krahas viteve, vjen këtu për të mësuar Kuranin dhe të jetë një shembull për gjeneratat e reja. Është e nevojshme që të rinjtë, të cilët kanë më shumë kushte dhe mundësi, të vijnë më shumë në këto dyer tonat. Atë që Medineja e mëson për dhjet ditë, të rinjtë mund ta mësojnë për një ditë. Ju rekomandojmë të gjithëve, sidomos të rinjve të mësojnë Kuranin”, tha Akcay.

Ndërsa nxënësja më e vjetër e Kuranit, Medine,  tha se më parë ka mësuar Kuranin në bazë të mundësive të saja, ndërsa tani është shumë e lumtur që shkon në kurs të Kuranit edhe krahas moshës së vjetër. Ajo thotë se ka dëshirë të madhe të lexojë kuranin rrjedhshëm.

(Islampress)

Artikulli paraprakDiplomoi nëna me të birin
Artikulli vijuesKurani, libri më i popullarizuar dhe më i lexuar në histori!