Diplomoi nëna me të birin

Një nënë nga Arabia Saudite, ka përfunduar studimet bachelor bashkë me të birin e saj, në një nga universitetet amerikane. Ata të dy janë pranuar në universitet dhe të dy kanë marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit, ku nëna është diplomuar në matematikë kurse i biri në inxhinierinë e naftës.

Sipas mediave, nëna, Fatime El-Gafilij, ka në plan të vazhdojë studimet pas universitare, master dhe më pas doktoraturë, duke ndjekur gjurmët e të shoqit i cili është diplomuar në të njëjtin universitet.

Fatima, e cila është 48 vjeçe, ka studiuar bashkë me të birin 22 vjeçar, duke marrë pjesë bashkërisht në lëndët e përbashkëta, duke studiuar dhe konsultuar me njëri-tjetrin. Duhet thënë se nëna 48 vjeçare, ka shënuar rezultate me të larta se i biri në disa lëndë të përbashkëta.

(Mediat)

Artikulli paraprakAhmedi, shtatë vjeçari saudian, hafizi më i ri në Xhide
Artikulli vijuesTurqi: 75 vjeçarja mëson Kuranin për të qenë shembull për gjeneratat e reja