Në kuadër të një operacioni me qendër Stambollin që u ndërmorr në 32 qytete të ndryshme kundër organizatës kriminale janë arrestuar 100 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra mësohet se ekipet e Drejtorisë së Policisë së Stambollit për luftën kundër krimeve dhe trafikimit kanë kryer një operacion në 266 adresa të ndryshme në 32 qytete për ndalimin e anëtarëve të organizatës kriminale. Në kuadër të operacionit mësohet se janë arrestuar 100 persona.
Ndër të tjera mësohet se në mesin e të arrestuarve ndodhet një numër i madh farmacishtës, mjekësh si dhe një profesor nga Universiteti Dicle.