Turqi, arrestohen 100 persona në operacionin kundër organizatës kriminale

Në kuadër të një operacioni me qendër Stambollin që u ndërmorr në 32 qytete të ndryshme kundër organizatës kriminale janë arrestuar 100 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra mësohet se ekipet e Drejtorisë së Policisë së Stambollit për luftën kundër krimeve dhe trafikimit kanë kryer një operacion në 266 adresa të ndryshme në 32 qytete për ndalimin e anëtarëve të organizatës kriminale. Në kuadër të operacionit mësohet se janë arrestuar 100 persona.

Ndër të tjera mësohet se në mesin e të arrestuarve ndodhet një numër i madh farmacishtës, mjekësh si dhe një profesor nga Universiteti Dicle.

Artikulli paraprakPronarët e iPhone 6 Plus përdorin dyfish më shumë internet në mobil! A e dini pse?
Artikulli vijuesFFK-ja nuk shpreson në votën pro të Zvicrës (Live)