Në bazë të hetimeve që udhëheq Prokuroria në Stamboll, policia turke filloi një fushatë masive për arrestime në nëntë provinca turke.
Policia turke në operacionet e mbrëmshme që vazhduan deri në mëngjes ka arrestuar të paktën 100 persona të cilët janë të lidhur me organizatën terroriste të strukturave paralele (FETO/PDY) ose lëvizja e njohur si “Hizmet”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në bazë të hetimeve që udhëheq Prokuroria në Stamboll, policia turke filloi një fushatë masive për arrestime në nëntë provinca turke, ku deri më tani janë privuar nga liria të paktën 100 prej 140 personave për sa është dhënë urdhëri.
Bëhet fjalë për hetimin në rastin, “Hizmet”, në të cilën të dyshuarit akuzohen se në periudhën midis 2004 deri 2015, në emër të kësaj organizate kanë mbledhur fonde, “kontribute” dhe kanë financuar aktivitete të paligjshme të lëvizjes së udhëhequr nga Fethullah Gylen, të cilit i është anuluar pasaporta turke dhe për të cilin Turqia ka kërkuar ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në mënyrë që të ndiqet penalisht për një sërë krimesh.