Human Rights: Ndaj myslimanëve në Mianmar, jane kryer masakra të tmerrshme

Organizata e Human Rights e cila interesohet për të drejtat e njeriut në botë, ka deklaruar se ndaj myslimanëve në Mianmar janë kryer masakra të tmerrshme, nga budistët, të mbështetur nga shteti.

Në një raport të kësaj organizate, të publikuar të mërkurën, thuhet se forcat policore të Mianmar kanë dështuar në ndalimin e dhunës sektare në vend. Ndërkohë që budistët u vinin flakën shtëpive të myslimanëve, forcat qeveritare i qëllonin me armë për të mos i lejuar të dalin nga shtëpitë që digjeshin.
Organizata bën thirrje për reagim ndërkombëtar ndaj masakrave të tmerrshme të budistëve ndaj pakicës myslimane në vend.
Raporti në fjalë u publikua pas vizitës së dërguarit të OKB-së për çështjet e refugjatëve, në këtë rajon të nxehtë. Ai pa me sytë e tij pasojat e këtij konflikti të përgjakshëm, në të cilin janë vrarë me dhjetëra mijëra myslimanë, kurse të shpërngulurit janë mbi 100 mijë.

Human Rights thotë se masakrat janë kryer për shkak të persekutimit dhe diskriminimit të mbështetur nga organet qeveritare në Mianmar. Organizata i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të mos mashtrohet nga premtimet romantike të qeverisë vendase për një ndryshim të përgjithshëm të situatës. /A.Online/kohaislame

Artikulli paraprakAssad: E ardhmja varet nga Alepi
Artikulli vijuesU përurua xhamia e re në Batllavë