Festivali i 11-të i Tulipanëve në Stamboll, lulëzoi vendin (FOTO)

Në kuadër të Festivalit të 11-të të Tulipanëve i cili organizohet nga Kryebashkia e Stambollit në sheshin “Sultanahmet” (Xhamia Blu) hapet për vizitorët “tapeti i tulipanëve” i cili përbëhet nga 563 mijë tuliapanë natyralë në një hapësirë një mijë e 728 metra katrorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëvendëskryetari i Këshillit të Kryebashkisë së Stambollit, Ahmet Bilal Kıymaz në një fjalim të hapjes tha se me nismën “tulipani kthehet në shtëpi” të nisur në vitin 2015, tulipanët të cilët emigruan nga ky vend kanë nisur sërisht të çelin në çdo cep të Stambollit.

Stamboll, tulipan (1)

Kıymaz duke theksuar se me kthimin e tulipanit në Stamboll ndryshon pamja e qytetit dhe hapet mundësia për biznese të reja, ka pohuar se : “Tashmë populli ynë me ardhjen e pranverës ka nisur të shikojë tulipanët në çdo cep të Stambollit. Kjo është një shenjë që lajmëron ardhjen e pranverës. Krahas kësaj bukurie në Turqi është formuar industria e tulipanit. Në këtë mënyrë, vendi ynë ka hyrë në mesin e vendeve eksportuese të tulipanëve”.

Stamboll, tulipan (3)

Pas fjalimeve zëvendës sekretarët e Krybashkisë së Stambollit, Mevlüt Bulut dhe Nihat Macit, kryetari i parqeve lulishte dhe zonave të gjelbra, Mehmet İhsan Şimşek dhe pjesëmarrës të tjerë kanë kryer hapjen e “tapetit” më të madh në botë të tulipanëve natyralë.

“Tapeti” i tulipanëve natyralë në sheshin “Sultanahmet” do të jetë i hapur për vizitorët deri më 30 prill.

Stamboll, tulipan (4)

Artikulli paraprakMPJ i akuzon OJQ-të për incidentin me refugjatët në Idomeni
Artikulli vijuesPolicia e Maqedonisë shkelë në territor të Greqisë, MPB demanton