Turqi: Emërohet guvernatorja e parë me shami

Neslihan Kisa është emëruar gurvernatore e provincës Eskishehir të Turqisë.

25 vjeçarja Neslihan Kisa është guvernatorja e parë me shami në Turqi. Ajo ka mbaruar fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Stambollit me rezultatet më të larta, shkruan islambosna.

Deri në vitin 2013 në Turqi hixhabi ishte i ndaluar në institucionet publike.

Partia në pushtet AKP në vitin 2010 hoqi ndalimin e hixhabit në universitete, ndërsa në vitin 2013 hoqi ndalimin e hixhabit edhe në institucionet publike me një paketë të reformave që kanë për qëllim përmirësimin e demokracisë.

Paketa e reformave demokratike u hapi dyert e institucioneve edhe grave me shami.

(Islampress)

Artikulli paraprakPalestinezja Hurub shpallet mësuesja më e mirë në botë
Artikulli vijuesVIDEO – Fshirja e gjynaheve dhe namazi